Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva në duelin e zhvilluar në Augsburg të Gjermanisë me pikë pas dhjetë raundesh. Përballja i takonte kategorisë gjysmë të rëndë e s’ishte e vlefshme për ndonjë titull apo kualifikuese për ndonjë titull.Për 37-vjeçarin Krasniqi ishte ndeshja e parë, nëntë muaj pas fitores ndaj Nadjib Mohammedit në Prishtinë, më 5 gusht të vitit të kaluar. Për kosovarin ishte fitorja e 54-t në karrierë. Krasniqi ka pësuar shtatë humbje në karrierë në boksin profesionist. Krasniqi e kishte dominimin, por pa ndonjë shkëlqim të veçantë. Për portugezin 40-vjeçar Jorge Silva ishte humbja e dhjetë në karrierë.
sfidanti.al