Barcelona mund të huazojë Xavi Simons nga Paris Saint-Germain për një sezon. Dy klubet, sipas raportimeve nga Spanja, janë duke negociuar për të bërë të mundur këtë lëvizje. Momentalisht mesfushori holandez, tani pjesë e Leipzig, dëshiron që të veshë fanellën “Blaugrana” edhe pse vetëm për një sezon. Transferimi mund të finalizohet për 20 milionë euro por katalanasit dëshirojnë ta ulin sa më shumë këtë kuotë pasi nuk janë ende në gjendje të bëjnë shoenzime të mëdha në merkato për shkak të borxheve të mëdha të akumuluara ndër vite.
sfidanti.al