Tuchel: Duhet të kishim shënuar golin e tretë

Trajneri i Bayern-it, Thomas Tuchel,  ka komentuar barazimin 2-2 në Champions League kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e parë “Ne e nisëm shumë mirë dhe mund të kishim kaluar në avantazh që në minutën e parë. Më pas ndaluam së respektuari planin tonë. Unë as nuk e di pse pësuam gola dhe gjërat u bënë të vështira”.

Trajneri bavarez vazhdoi analizën e tij si më poshtë: “Në pjesën e dytë shkoi më mirë, treguam më shumë vendosmëri, bëmë 2-1 dhe patëm ende shumë raste. Duhet të kishim shënuar golin e tretë”.


sfidanti.al