Inter bëhet gati për një cikël të ri

Në 4 vite, 2 tituj në Serie A nuk janë pak, por Inter synon të nis një cikël fitues me një trajner në stol, Simone Inzaghi. Morata u shpesh se Inzaghi e kaloi provimin, në fakt, ky ishte një test i rëndësishëm për pjekurinë e tij, një trajner që deri më tani kishte fituar vetëm trofe të dorës së dytë, si Kupa dhe Superkupa. Është e qartë që e tashmja dhe e ardhmja e Interit mbajnë firmën e Simone Inzaghit. Nuk ka asnjë dyshim që trajneri do të firmos shumë shpejt një kontratë të re me klubin zikaltër, me terma financiar të ndryshuar, pasi tani Inzaghi bën pjesë te lista e trajnerëve top. Pasi të firmosin me trajnerin, radha është e dy titullarëve shumë të rëndësishëm, Lautaro Martinez dhe Barella. Të dy yjet e ekipit kanë shprehur vullnetin e tyre për të vijuar bashkëpunimin me Inter, mbi të gjitha kapiteni, pasi “demi” ka qenë prej kohësh një nga lojtarët më të kërkuar në treg, në fakt vazhdon të jetë pasi për të interesohen klube si PSG, Arsenal dhe Man.United. Presidenti Zhang ka dhënë aprovimin e tij për të plotësuar kërkesat e Martinez, me përfaqësuesit e argjentinasit që kërkojnë 9 milionë euro në sezon.

sfidanti.al