Partizani, Gaz Demi i vendos çmimin Maguette

Maguette është padyshim një nga “xhevahirët” e Partizanit, por sot i është zbuluar dhe shifra e tij. I ftuar në “Elite Show”, presidenti Gazmend Demi deklaroi se për futbollistin ka një ofertë 1.3 milionë euro dhe 20 % të kartonit. Por pas ndeshjes së djeshme vlera i ka shkuar në 2 milionë.

 

“Partizani është një klub që i ka pronat e veta se të gjitha klubet e tjera i kanë pronat me bashkinë, por ne jemi i vetmi klub. Çmim nuk ka, kur të na vijë ndonjë ofertë e mirë do tjua tregojmë. Nuk kam ndërmend ta shes për momentin. Ka një ofertë serioze, 1.3 milionë euro dhe 20 % të kartonit. Pas ndeshjes së djeshme unë kam thënë, kush nuk sjell 2 milionë, nuk jepet Maget. Me Skukën, ka ardhur drejtori i përgjithshëm kur erdhi oferta e parë, 500 mijë euro, i thash jo nuk e shes dhe e dini vetë sa u shit. Kuptohet ndikuan dhe menaxherët”, tha presidenti Demi ndër të tjera.

 

sfidanti.al