Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër lajm i bujshëm në listën e trajnerit Julian Nagelsmann ishte lënia jashtë grumbullimi e Leon Goretzkas. Lojtari i Bayern Munich e pranon në një intervistë të fundit se u zhgënjye nga vendimi i Nagelsmann, me të cilin ka bashkëpunuar edhe te bavarezët. Megjithatë, mesfushori shprehet se do të kërkojë të rrisë performancat e tij në mënyrë që të mos humbasë grumbullimin për Europianin që Gjermania do ta luajë në shtëpi. “
“Për mua lënia jashtë listës në ndeshjet miqësore të marsit ishte një zhgënjim, nuk e prisja atë vendim të Nagelsmann. Mu desh një ditë për të menduar arsyet e atij vendimi.
Por, nuk humba kohë dhe nisa të punoja për ta rregulluar këtë situatë. Më e mira që mund të bëj është të përmirësoë performancat e mia. Kam besim të madh se do të jem pjesë e Europianit”, u shpreh Goretzka.