Kjo është fotografia më domethënëse e kuptimit që ka loja e futbollit për njerëzit, për fëmijët dhe tifozët e lidhur ngushtë me skuadrat. Në mbrëmjen e errët të Chelseat ku skuadra londineze u mund 5-0 në derbin e Londrës nga Arsenali, ky fëmijë shpalosi këtë parrullë ku shkruhet: “Nuk dua fanellën tënde, dua që ti të luftosh për tonën”. Një mesazh shumë i fortë, i drejtëpërdejtë dhe thumbues për lojtarët që sot mendojnë për famën dhe paratë por pothuajse kurrë për fanellën, çfarë ajo përfaqëson dhe tifozët. Fëmija në foto është i sëmurë me kancer por ai u ka dhënë të gjithëve një leksio të vërtetë jete. Ndoshta shumë prej lojtarëve të klubit “blu” nuk e kanë lexuar atë baner e ndoshta ndoshta kur ta lexojnë do të qeshin madje sepse futbolli modern është ky sot, para, jetë luksi dhe asgjë më shumë, të paktën në këndvështrimine tifozëve klasikë mes të cilëve me siguri bën pjesë edhe ky vogëlush.