Ka orë të tëra shqetësimi për gjendjen shëndetësore të Carlos Tevez. Ish-sulmuesi i Juventusit, i cili ka pasur probleme shëndetësore muajt e fundit dhe në fakt do t’i duhej t’i nënshtrohej analizave, u shtrua në një spital në Buenos Aires gjatë natës pasi pati dhimbje të forta në gjoks. Argjentinasi, i cili u rrëzua përtokë tetorin e kaluar duke u ankuar për dhimbje gjoksi dhe duke përplasur kokën, kërkoi ndihmë mjekësore dhe më pas u dërgua në një klinikë në lagjen San Isidro, ku kaloi natën. Siç bëhet e ditur në një njoftim për shtyp nga Independiente, klubi i të cilin Tevez drejton si trajner, rezultatet e testeve mjekësore që iu nënshtrua ishin të kënaqshme dhe për momentin argjentinasi do të qëndrojë në spital vetëm si masë paraprake.
sfidanti.al