Sipas UEFA-s më shumë se 80 për qind e një totali prej 2.7 milionë biletash i kanë shkuar tifozëve të 24 shteteve, të cilat do të jenë pjesë e turneut më të rëndësishëm kontinental. Momentalisht jemi në fazën e katërt të shitejeve. Muaji prill do të jetë një shans më shumë për tifozët që të pajisen me bileta. Ata, të cilët dispononin një të tillë dhe dëshironin ta rishisnin kishin kohë që të bënin diçka të tillë deri më datë 15 prill. Po në këtë muaj UEFA do të hedhë në treg edhe një sasi të vogël biletash të pashitura, të cilat i përkasin zonës “VIP”. Por këto bileta janë më pak të aksesueshme për publikun e gjërë pasi kushtojnë deri në 4500 euro (për ndeshjen e parë në Mynih). Federata Gjermane e Futbollit po punon fort për të ndihmuar me bileta 24.000 mijë klubet amatore, të cilat janë të rregjistruara në Gjermani. Sipas mediave gjermane Federata ka menduar që t’ë ndihmojë këto klube duke u dhënë 15 bileta për secilën prej tri ndeshjeve të Gjermanisë në fazën e grupeve.
sfidanti.al