Panik për Elseid Hysajn dhe familjen e tij teksa Ferrari i mbrojtësit shkodran mori flakë papritur. Lojtari i kombëtares dhe vjehrri i tij ishin brenda në makinë gjatë momentit që Ferrari mori flakë, ndërsa bashkëshortja ishte jashtë. Për disa çaste, Hysaj dhe vjehrri i tij nuk po arrinin të dilnin me dyert që u mbyllën në mënyrë automatike. Por, për fat të mirë kjo ngjarje kaloi pa pasoja teksa makina u dëmtua totalisht. Vetë mbrojtësi në një prononcim të shkurtër për “Il Messaggero” bëri të ditur se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një difekt i fabrikës në momentin e prodhimit. “Makina mori flakë në mënyrë të papritur, për fat të mirë askush nuk u lëndua. Ia dolëm që t’i shpëtonim në kohë rrezikut, besoj se bëhet fjalë për një problem të fabrikës”, u shpreh Hysaj.
sfidanti.al