Miro Klose ka një ëndërr…

Miroslav Klose e mbylli karrierën si futbollist te Lazio, duke kaluar pesë sezone me bardhekaltrit në një eksperiencë të cilën e kujton me kënaqësi. Madje shpreson ta ripërjetojë, por si trajner i kryeqytetasve italianë. Sulmuesi më i mirë në historinë e Kupëve të Botës (16), me një gol më shumë se Ronaldo (15) dhe dy më tepër se Gerd Muller (15), ka hedhur kandidaturën për të marrë në të ardhmen drejtimin e skuadrës së tij të fundit si futbollist.

Claudio Lotito është në dijeni të dëshirës sime për të trajnuar Lazion. Dhe do të jetë ai që do të marrë vendimin përfundimtar. Sot ka bërë një zgjedhje tjetër, por një ditë mund të jem unë trajneri i Lazios. Ku i dihet, shpresoj që të ndodhë”, u shpreh 45-vjeçari gjermane me origjinë polake në lidhje me presidentin e klubit roman. Klose ka punuar me moshat e Bayernit dhe si zv. trajner me ekipin e parë. Vitin e kaluar provoi edhe një aventurë në Austri në pankinën e Altach.

sfidanti.al