Serge Gnabry ishte një ndër protagonistët e Bayernit në barazim 2-2 në Londër kundër Arsenalit, në takimin e parë çerekfinal të Champions League. 28-vjeçari realizoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 18’, ndërkohë që 20 minuta përpara fundit u zëvendësua si pasojë e një problemi fizik. Lojtari ofensiv i është nënshtruara testeve të detajuara mjekësore dhe do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë 2-3 javore. Si pasojë e shqetësimeve muskulore. Një lajm i keq për trajnerin Thomas Tuchel, i cili nuk mund të bazohet te lojtari i kombëtares gjermane për duelin e kthimit ndaj Gunners. Bayern-Arsenal, sfidë ku do të përcaktohet edhe skuadra që kalon në gjysmëfinale, do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme (17 prill). Gnabry shpreson që shokët e tij të sigurojnë kualifikimin dhe të rikthehet të japë kontributin e tij në duelet gjysmëfinale.
sfidanti.al