Chelsea nxjerr në shitje 11 lojtarë, përfshirë edhe Brojën

Chelsea nuk pritet ta mbajë edhe më gjatë në skuadër sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja. Te klubi londinez presin oferta për sulmuesin e huazuar te skuadra e Fulhamit, shkruan të mërkurën “football.london”. ​Siç raportohet në Angli, Broja është njëri prej 11 lojtarëve që Chelsea do t’i shesë në verë. Sulmuesi shkodran u huazua te Fulhami nga skuadra e Chelseat në ditën e fundit të merkato së janarit. Me Chelsean, Broja ka kontratë deri në qershor të vitit 2028, ndërsa në edicionin aktual ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 24 ndeshje në të gjitha garat në Angli.

sfidanti.al