Pas disa ditësh heshjte, Federata Turke e Futbollit ka vendosur që përveç gjobave financiare, të ndëshkojë me gjashtë ndeshjesh në shtëpi pa tifozë, skuadrën e Trabzonspor, për agresionin e tifozëve të kësaj skuadre ndaj lojtarëve të Fenerbahce pas ndeshjes së 17 marsit. Gjatë takimit të luajtur në stadiumin “Papara Park”, në Trabzon, të cilin Fenerbahce e fitoi 2-3, tifozët vendas hodhën shishe plastike në drejtim të ekipit mik dhe pas ndeshjes, shumë prej tyre hynë në fushë. Futbollistët e Fenerbahce iu kundërpërgjigjën dhunës me dhunë dhe shumë prej tyre u shpëtuan nga forcat e sigurisë, të cilët i shoqëruan deri në dhomat e zhveshjes. Incidenti shkaktoi shumë polemika dhe Federata tani ka vendosur që Trabzonspori të luajë gjashtë ndeshje në shtëpi pa shikues, përveç një gjobe prej tre milionë liretash, gati 90,000 euro, por jo vetëm kaq, pasi Federata Turke e Futbollit gjobiti gjithashtu tre lojtarë të Fenerbahçes dhe dy punonjës teknikë pasi u përleshën me tifozët që u hodhën në fushë.
sfidanti.al