Kjo është Kupa e Perusë dhe shikoni se në cfarë fushe luhet. Po flasim për një eveniment të njohur zyrtarisht nga federata peruane, e cila kërkon të rrisë sa më shumë interesin e rajoneve të ndryshme ndaj futbollit duke shpikur një kompeticion që zhvillohet edhe në terrene të tilla. Një fushë teresisht jashtë normave ku bari nuk është korrur prej shumë kohësh dhe lojtarët e të dyja skuadrave hasin vështirësi të mëdha për të qarkulluar topin. Katër të parët e Kupës do të ngjiten në kategorinë e tretë të futbollit peruan. Ky eveniment luhet që prej vitit 1967 në Peru dhe në të marrin pjesë një numër i madh skuadrash amatore me shpresën për t’u bërë pjesë e sistemit profesionist të futbollit në vendin e Amerikës së Jugut. Klubi që e ka fituar më shumë është Atletico Torino me 5 suksese në total.