E rrallë, mbyll maratonën duke pirë cigare

Në maratonë nuk lejohet konsumi i duhanit por xhaxha Chen-i nuk do t’ia dijë. Ai është ndoshta maratonisti më i famshëm i planetit pasi është edhe i vetmi që e nis garën sfilitëse me një cigare në gojë, duke dalë kundër çdo këshille apo rregulli e madje kundër gjithë mesazhit që jep sporti sepse pa cigare ai nuk mund të jetojë. Edhe në maratonën e zhvilluar në Guangzhou, 52-vjeçari është prezantuar me një cigare në vijën e startit e për habi të të gjithëve, ai e mbylli me sukses garën e gjatë 42.195 km duke tymosur pa ndërprerje. Gjithsesi, organizatorët nuk e kanë homologuar kohën e tij për shkak të rregullores që nuk e lejon konsumin e cigares gjatë garës. Vetëm dy vjet më parë ndodhi e kundërta pasi koha e tij u njoh zyrtarisht dhe ai e mbylli garën me kohën 3 orë, 28 minuta e 45 sekonda. Pikërisht për shkak të garës në vitin 2022, Shoqata e Atletikës Kineze vendosi pas vitit 2022 që të mos njohë kohën e tij duke e cilësuar madje sjelljen e tij të rrezikshme për garuesit e tjerë në maratonë. Sipas mediave kineze, xhaxha Cheni nuk është i fiksuar me tymosjen por ndoshta kjo është mënyra e tij për të tërhequr vëmendjen e publikut.

sfidanti.al