Formula 1 blen Moto GP për 4 miliardë euro

Prestigjozia “Financial Times” ka bërë me dije se Formula 1 është me të vërtetë e interesuar që të zotërojë Moto GP-bë madje në këtë drejtim ka bërë edhe një ofertë të majme. Sipas “Financial Times”, “Liberty Media” ka hapur tratativat me shoqrinë, e cila zotëron Moto GP duke i ofruar një shifër mbi 4 miliardë euro. “Liberty Media”, e cila është në pronësi të miliarderit të telekomunikacionit Xhon Malon, ka mundur konkurencën e “TKO” (grup sportiv dhe mediatik i drejtuar nga pronari i “Hollywood”, Ari Emanuel). Po sipas “Financial Times” interes për Moto GP-në kishte shfaqur edhe “Qatar Sports Investments” (grupi që zotëron ekipin e Paris Saint-Germain).

sfidanti.al