Nga Kombëtarja tek Superliga, nga “parajsa” tek “ferri”…

Nga Kombëtarja tek Superliga! Gjithmonë na janë dukur dy botë të ndryshme futbolli , që as nuk lidhen fare me njëra – tjetrën.Edhe pse drejtohen nga e njëjta dorë.  Njëra me futbollistë që luajnë në Europë dhe tjetra me futbollistë, që  kanë mbetur brenda në “big-brotherin-in” e shtëpisë. Bota e “parajsës”, Kombëtarja, duket si një ishull ku ndodhin magjitë, bota e Superligës ..ku ndodhin djallëzitë! Në Kombëtare, edhe humbjet janë si fitore, si kjo me Suedinë, kurse në Superligë ..edhe fitoret na duken si humbje!

Nga Kombëtarja tek ..Superliga! Këtë herë e kuptuam se “parajsa” dhe “ferri”  nuk janë aq të largët. Ashtu si luajtëm me Kilin, Kombëtarja t’i marrë të ligat ..Superligës! Asnjë gjuajtje në portën e Kilit , kur para ndeshjes e përmbytëm listën me 8 sulmues! Kjo paska qënë kleçka …paraloja dhe loja!

Më e bukura është se në Superligë nuk kemi sulmues “ klasi”  si tek Kombëtarja, por kemi gola dhe përmbysje, intriga dhe “shtriga”. Vetëm një gjë e “vogël” na mungon: publiku në stadium …

Sfidanti.al