Trajnerët e Kombëtares sikur i ka “pjellë” baba, jo nona!  

Të gjithë trajnerët sikur i ka pjellë një nënë! Në fakt, tek Kombëtarja jonë,  ligji i prejardhjes është specifik : nuk njihet nona, por njihet baba..presidenti Duka!  Edhe trajneri Silvinjo, si parardhësit,  na këshillon që të mos e bëjmë dramë “dramën me Kilin”. Madje kur të kërkojmë fajtorët e golave, të mos mbetemi tek mbrojtja, por t’i kerkojmë kudo. Edhe midis nesh,  pa i gjetur dot, të  besojmë teorinë “samba” të tij se kur pësojmë 3 gola, i pësojmë të gjithë!

Nuk prisnim nga Silvinjo të na thoshte se kjo ndeshja me Kilin na zbriti në bodrumin e errët të Kombëtares, më e dobëta e viteve të fundit. Ndofta ai nuk ka përvojë nga ndeshjet “fantazëm”, kur ekipi duket sikur nuk ka trajner në stol, por një “djall” nga sipër,  që i moleps si  mosmëkeq. Se si të vinte  kur shikoje  Hysaj, si  gjithmonë “ i pafati” që pushtohet i pari nga demonët…

Sfidanti.al