Mesazhi që futbolli i dirigjuar nga FSHF është kryesisht dhunë dhe madje edhe kur bëhet fjalë për nivelet e fëmijëve. Nuk ka kaluar pa trazira edhe një ndeshje U-19 mes Partizanit dhe Vllaznisë në “Arenën e Demave”, e mbyllur me një sherr masiv, që ka përfshirë lojtarët e të dy skuadrave. Në minutën e 90 të sfidës, me rezultatin që nuk ishte aspak në diskutim, pasi shifrat ishin 5-0 për të kuqtë, një përplasje në mesfushë degjeneroi në sherr masiv. Gjeta i Partizanit goditi me grusht një lojtar të Vllaznisë dhe kjo solli reagimin e lojtarëve të tjerë të kuqebluve. Kështu nisi një sherr ku u përfshinë të dy ekipet dhe që u ndal me vështirësi nga stafet teknike të dy skuadrave dhe forcat e sigurisë. Në fund gjyqtari nxori 3 nga kartonë të kuq për secilën skuadër duke larguar nga fusha Lutajn, Malajn dhe Gjetën nga Partizani si dhe Lekajn, Zymerin e Kubazin nga radhët e Vllaznisë.
sfidanti.al