Shqipëria humbi dje me rezultatin 0-3 kundër Kilit. Një rezultat që erdhi si befasi dhe nuk u prit aspak mirë në kampin kuqezi. Por në Kili e shohin ndryshe situatën. Ish-lojtari Miguel Angel Neira ka ulur së tepërmi figurën e Shqipërisë, teksa ka thënë për “Bolabip” se Kombëtaren e Silvinjos e mundin edhe dy ekipet e kampionatit vendas. “Jam duke parë Catolica kundër La Calera-s. Ndeshja më e keqe e vitit, më e keqja, dhe përsëri këto dy ekipe e mundin Shqipërinë. Këta djem as nuk dinë si të luajnë. Ata luajtën mbrapsht. Ky rezultatin nuk duhet të merret në llogari, ose përndryshe ata do të bëhen konfuzë”, ka thënë Miguel Angel Neira.
sfidanti.al