Sulmuesi i kombëtares spanjolle Alvaro Morata ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport” ku ka folur edhe për kundërshtarët e Spanjës në Euro 2024. Sulmuesi ka vlerësuar Shqipërinë, duke theksuar se ka bërë diçka spektakolare në ndeshjet kualifikuese. “Euro 2024? Unë firmos që Spanja dhe Italia të ecin përpara dhe shtoj një gjë: kushdo që kualifikohet nga grupi ynë do të shkojë larg. Por do të jetë shumë e vështirë. Kroacia ka një gjen të jashtëzakonshëm konkurrues, ka zënë vendin e dytë dhe të tretë në Kupën e Botës, u eliminuan nga ne në kampionatin europian dhe vitin e kaluar në Ligën e Kombeve i mundëm me penallti. Shqipëria bëri një paraqitje spektakolare në ndeshjet kualifikuese. Problemi është se nuk mund të gabosh: nëse humbet një goditje je menjëherë nën presion. Por si kapiten unë them se kjo Spanjë ka një grup të madh dhe mendoj për Italinë: fituat Kampionatin Evropian 2021 falë forcës së grupit, ky është shembulli për t’u ndjekur”, ka thënë mes të tjerash Morata.
Morata: Shqipëria shkëlqeu në kualifikuese
sfidanti.al