Manaj nuk fshihet: Jam gati për Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, respektivisht më 22 dhe 25 mars. Në konferencë për shtyp, Rey Manaj u shpreh se ndjehet gati për Europianin, por shtoi se zgjedhjet i takojnë Sylvinhos.

Si e gjete atmosferën pas rikthimit nga një periudhe e gjatë? Je më i motivuar? “Ekipin e gjej shumë mirë, është emocion të rikthehesh. Besoj të gjithë lojtarët janë të motivuar për Europianin, tifozët dhe familjet shqiptare e presin shumë këtë”.

Jeni ndër lojtarët me më shumë minuta, e sheh veten pjesë e listës? “Kemi folur me trajnerin dhe lojtarët duhet ta tregojnë veten në këto ndeshje miqësore dhe stërvitje”.

Kush kanë qenë problemet në harkun e kësaj periudhe larg kombëtares? “Viti i kaluar ishte i vështirë dhe pata një dëmtim. Më pas u dëmtova sërish se u riktheva para kohe në fushë dhe qëndrova jashtë fushe për gjashtë muaj. Për Europianin mendon trajneri, unë me veten time mendoj se jam gati për Europian”.

Grumbullimi i parë me Sylvinhon, biseda? Ke ruajtur gol me kombëtaren? “Kemi folur me trajnerin, ai më ka takuar. Ky është grumbullimi i parë dhe unë para se të shoh zgjedhjet e tjerëve shoh veten time dhe e dija se nuk isha gati. Tani kemi rastin për të treguar veten në miqësore”.

Sulmuesi më në formë, kush është çelësi? “Atë nuk e di. Por, kur një lojtar pëson dëmtim të rëndë duhet të fokusohet shumë dhe të stëvitet. Të gjeja formën ishte kryesore dhe duhet të gjesh besimin e duhur. Duhet të jesh i fortë mentalisht. Besoja se ftesa do të vinte po të luaja mirë. Është mundësia për të treguar vlerat”.

Atmosfera nga tifozët në Parma, si e pret? “Besoj se stadium do të mbushet dhe kërkesat janë të larta. Tifozët na kanë mbështetur gjithmonë”.

sfidanti.al