Lazio është pranë zyrtarizimit të trajnerit të ri. Pas shkarkimit të Sarrit, bardhekaltërit dukej se kishin vendosur të mbështeteshin te Giovanni Martusciello, por në orët e fundit Lotito ndryshoi mendje dhe vendosi për të sjellë menjëherë në kryeqytetin italian, Igor Tudorin, që vetëm pak muaj më parë ishte një hap larg stolit të Napolit. Negociatat kanë nisur, trajneri kroat mbërriti në Romë pasditen e djeshme dhe takoi drejtuesit e klubit bardhekaltër me të cilët gjeti një marrëveshje mbi bazën e një kontrate 18-mujore, deri më 30 qershor 2025 (plus opsion për një sezon tjetër), me një page prej 2.5 milionë euro në sezon. Ndërkohë, i gjithë stafi teknik i Sarrit, ende në detyrë pavarësisht lamtumirës së trajnerit toskan, ka dhënë dorëheqjen nga rolet përkatëse.
sfidanti.al