Scaloni mund të përfundojë në Serie A

Lazio është në kërkim aktiv për një trajner të ri pas largimit të Maurizio Sarrit. Klubi ka nisur kontaktet fillestare me Lionel Scaloni, aktualisht në krye të kombëtares së Argjentinës, për të shqyrtuar mundësinë që ai të marrë postin. Scaloni, i njohur në botën e futbollit për karrierën e tij të jashtëzakonshme si lojtar, kaloi kohë te Lazio midis 2007 dhe 2013, me një periudhë të shkurtër në huazim te Mallorca. Kjo lidhje e mëparshme mund të jetë një faktor përcaktues në konsiderimin e tij si një kandidat për të drejtuar ekipin roman, siç raportohet nga ‘Corriere dello Sport’. Megjithatë, trajneri argjentinas ka një kontratë aktuale me skuadrën Albiceleste deri në vitin 2026, gjë që mund të komplikojë ardhjen e tij eventuale te Lazio. Përveç Scalonit, emra të tjerë që janë shfaqur si opsione të mundshme janë Igor Tudor, aktualisht pa ekip, Sergio Conceicao i Portos dhe Alberto Gilardino i Genoas.

sfidanti.al