De Bruyne “përjashtohet” nga Belgjika

Kevin De Bruyne nuk është thirrur për miqësoret me Belgjikën, planifikuar për në fund të këtij muaji. Trajneri Domenico Tedesco, në fakt, vendosi të mos e thërriste atë përpara ndeshjeve kundër Irlandës dhe Anglisë, të planifikuara përkatësisht për 23 dhe 26 mars. Arsyeja? Lojtari i Mançester Sitit po lufton me një tendosje të muskujve, që mund të lidhet me dëmtimin që e mbajti jashtë për pesë muaj në fillim të sezonit. Ky në fakt është shpjegimi i trajnerit: “Nuk mund të rrezikojmë tani dhe sigurisht jo me Kevin. Është më mirë t’i japim kohë që të rikuperohet mirë te City dhe më pas ta kemi gati për Kampionatin Evropian”.

sfidanti.al