Kapiteni i Liverpulit, Virxhil van Dajk, duke folur për “Sky Sports” mendon se ata duhet të kishin fituar kundër Mançester Sitit duke parë ndeshjen në tërësi.
“Pjesa e dytë ishte padyshim shumë më e mirë se 15-20 minutat në pjesën e parë. Duhet të kishim mbyllur qendrën pak më mirë, por reaguam mirë. Patëm raste shumë të mira, por për fat të keq nuk mundëm të shënonim golin e fitores. Në tërësi rezultati na lë një shije të hidhur. Bazuar në pjesën e dytë, ju mendoni se duhet ta kishim fituar, por ata goditën edhe shtyllën. Ishte shumë e ekuilibruar. Mançester Siti ka qenë shumë i suksesshëm me titujt që ka fituar dhe çdo ndeshje që kemi luajtur kundër njëri-tjetrit ka qenë shumë e fortë. Çdo ndeshje është shumë e vështirë, ata kanë cilësi në të gjithë fushën dhe kjo është arsyeja pse ata fituan tripletën vitin e kaluar. Unë e respektoj këtë, por synimi ishte të fitonim ndeshjen. Të largohesh me një pikë nuk është keq dhe ne duhet të përqendrohemi në atë që vjen më pas. Ne vetëm duhet ta shijojmë udhëtimin”.
sfidanti.al