Monaco së fundmi është nxjerrë në shitje nga pronarët rusë, të cilët ende zotërojnë 65%, pasi 35% tjetër i përket familjes mbretërore të Principatës. Arabia Saudite, e cila kishte shfaqur interes disa muaj më parë për Olimpikun e Marsejës, tashmë fokusohet te bardhekuqtë. “Klubi është në shitje prej disa javësh, ka diçka të rëndë që do të ndodhë pas tij dhe nga burime të besueshme, nga ana e familjes së Princit dhe klubit, ka pasur afrime me sauditët, takime dhe shkëmbime mes tyre nga princat sauditë dhe princi Albert,” – shkruan “RMC në Spanjë. Sipas informacioneve, princi saudit ka qenë ai që ka mbajtur kontakte me pronat në Monako, duke investuar edhe në prona të familjes mbretërore. Çështje që kanë krijuar një afrim në futboll, në sport dhe automatikisht ka interes nga ana e sauditëve. “Monako është pak e veçantë, sepse janë 35% që i përkasin familjes së Principatës. Pra, ata automatikisht gjithashtu kanë fuqi. Por nëse do të vinin sauditët, do të investonin shumë dhe do të donin pak më shumë se 65% të aksioneve. Kjo është vështirësia për të arritur një marrëveshje” – shton RMC.