Kameruni pezullon 62 futbollistë me identitet të dyfishtë

Federata e Futbollit të Kamerunit duhet të përballet me një tjetër skandal në historinë e saj. “FECAFOOT” ka njoftuar se ka pezulluar 62 futbollistë me akuzën se kanë gënjyer për identitetin e tyre. Mes tyre do të ishte edhe Ëilfried Nathan Douala, i lindur zyrtarisht në vitin 2006, që ishte lojtari më i ri i edicionit të fundit të Kupës së Kombeve të Afrikës. Ky është vetëm skandali i radhës në federatën e drejtuar nga ish-sulmuesi Samuel Eto’o i akuzuar për mënyrën se si po e menaxhin institucionin kryesor të futbollit në vendin afrikan.

sfidanti.al