Sivasspori përballë Alanyasporit. Rey Manaj kundër Fidan Alitit dhe Florent Hadërgjonajt. Të tre titullarë. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e radhës në Superligën turke, të 15-n me fanellën e Sivassporit. Ishte minuta e 64′ kur 26-vjeçari ndëshkoi skuadrën kundërshtare, duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1. Manaj po kalon një periudhë fantastike, duke shënuar rregullisht me skuadrën e Sivassporit. Madje gola shumë të bukur. Për momentin, vetëm Edin Dzeko (18) i Fenerbahces ka shënuar më shumë se lushnjari në kampionatin turk.
sfidanti.al