Magji e “Nadirit”: në zyra më shumë njerëz se në stadium!

Më në fund arriti edhe dita e “qametit” : më shumë tifozë ndjekin “lojën e FSHF-së” me ndryshimin e posteve, sesa  ndeshjen “derbi” të Kupës mes Tiranës dhe Teutës. Ndërsa në korridoret e godinës madhoshe ishin më shumë se 100 punonjës  që përjetuan ”rrokaden  e posteve” për  largimin e numrit dy, Shulkut, ndërsa në ndeshjen e Kupës mes Tiranës dhe Teutës në Elbasan Arena…sikur ta shtrydhje stadiumin ..mezi bëheshin 50 vetë!

Ky është “revolucioni i futbollit” : më shumë njerëz brenda “kalit te trojes”… zyrave, sesa në një ndeshje..dikur  të fortësh, që kanë humbur emrin dhe …popullin e tyre.

50 tifozë të mbijetuar nga “përmbytja e madhe”, për të ndjekur dy ekipe që janë shpallur që të dyja kampione në këto vitet e fundit! Dikur, në Shkodër, thonin me humor se Dinamo ka aq tifozë sa ne dërgojmë krushq në dasëm, por, kjo shifër, 50-ta, nuk përkon as me dasmën.   Më shumë  është “funerali i futbollit”, i një futbolli që ka vdekur brenda , kurse jashtë i mburremi botës me Kombetaren…

Sfidanti.al