Çmenduri në Brazil ku një lojtar është arrestuar ndërsa po luante futboll në ndeshjen mes Mutum dhe Durande, e vlefshme për Kupën e Pafesë. Agjentët e policisë ushtarake hynë në fushë duke i vendosur prangat portierit narkotrafikant. Skena ishte surreale në qytetin e Mutum, 380 km nga Belo Horizonte ku 24-vjeçari luante për skuadrën vendase por njëkohësisht është edhe anëtar i një bande shumë të rrezikshme nga Vitoria. Vetëm pak javë përpara arrestimit, ishte organizuar një atentat për vrasjen e një personi ku portieri i ri kishte marrë pjesë. Tashmë ai është izoluar në një burg dhe është në pritje të gjykimit.
sfidanti.al