PSG, sytë nga Bernardo Silva

Paris Saint-Germain ka filluar seriozisht të kërkojë për zëvendësuesin e Kylian Mbappes dhe atë duket se e ka gjetur në Angli. Bernardo Silva ka qenë në lajmet e tregut të transferimeve prej disa kohësh, me PSG që tani është klubi i ri që ka treguar një interesim të fortë për mesfushorin portugez për sezonin e ardhshëm. Pavarësisht rëndësisë së portugezit te Manchester City nën drejtimin e Pep Guardiolës, klubi anglez nuk e përjashton largimin e tij dhe pas rinovimit të tij, me klauzolën që është rreth 60 milionë eurosh. Lojtari portugez ka qenë një figurë kyçe te City që nga ardhja e tij në vitin 2017, duke grumbulluar 298 ndeshje, 53 gola dhe 58 asiste, ndërsa sezonin e kaluar dominuan Evropën duke fituar tripletën.

 

sfidanti.al