Dy tifozë anglezë që kanë udhëtuar larg Anglisë për të ndjekur ndeshjen e Brighton kundër Romës, u grabitën dhe u goditën me thikë pak pas mesnate nga një grup prej shtatë personash në Via Cavour, në kryeqytetin italian. Kriminelët arritën të merrnin çantat me sendet personale të viktimave 27 dhe 28 vjeç. Për t’i shpëtuar zemërimit të sulmuesve, të cilët i plagosën me thikë në këmbë, të dy u strehuan në një restorant në rrugën “Monte Polaço”, ku pronari thirri policinë. Kujtojmë që sot në orën 18:45 në “Olimpico” luhet ndeshja e parë mes Romës dhe Brighton, e vlefshme për fazën e 1/8-ve të finales së Europa League.
sfidanti.al