“Ka dy mënyra për ta parë karrierën time. Njëra është që kam fituar gjithçka. Tjetra është që jam 23 vjeç. Ia kam idenë se çdo të thotë të fitosh gjithçka dhe për si jam gatuar dua ta provoj sërish atë ndjesi sa më shpejt të jetë e mundur“.
Erling Haaland i dërgon kështu një mesazh gjithë botës së futbollit: mbretërimi i tij sapo ka nisur. Pas një sezoni me fitimin e Premier, Champions dhe FA Cup, bomberi viking synon një tjetër plot trofe. Norvegjezi, i cili ka shënuar 80 gola në 84 ndeshje me Manchester Cityn, foli para ndeshjes me Copenhagen, që mund të ishte sot skuadra e tij. “Bëra një provim tek ata kur isha 16 vjeç, kam akoma fanellën e tyre me emrin tim dhe numrin 9. Dikush në klub më donte, por me sa duket jo të gjithë. Nuk më morën, por më mirë që shkoi ashtu“.
Shkoi aq mirë pas atij refuzimi nga Copenhagen sa Haaland u kthye në “ciklonin” që ka përfshirë Premier League me tinguj golash, fenomeni nga zgjedhjet e të cilit varet jo vetëm fati i Manchester City, por edhe i një skuadre si Reali i Madridit që është përfolur si destinacioni i tij në lajmet e merkatos.
“Unë këtu në Manchester jam me të vërtetë i lumtur, jam i lumtur mbi të gjitha me njerëzit që më rrethojnë, me trajnerin dhe drejtuesit. E di që kjo frazë do të kthehet në tituj gazetash por unë po e them gjithsesi: ‘Nuk i dihet kurrë se çfarë rezervon e ardhmja‘. Mund ta shkruani kështu, por duhet që të shkruani edhe se këtu jam i lumtur. Nuk mendoj për një kontratë të re, përqëndrohem te futbolli, po luajmë ndeshje shumë të rëndësishme. Ndaj mendoj se duhet të përqendrohem te fusha dhe tek asgjë tjetër“.
sfidanti.al