Kërcënime dhe sharje, tifozët shpërthejnë në profilin e Pulisic

Christian Pulisic ka përfunduar nën ciklonin e tifozerisë së Lacios pas episodit në ndeshjen Lazio-Milan (0-1). Sulmuesi anësor nuk e ndali lojën në momentin që një prej lojtarëvve kryeqytetas ishte i dëmtuar, duke provokuar kartonin e dytë të verdhë për Pellegrinin. Pikërisht, ky moment ndezi më pas ndeshjen që u pasua edhe dy kartonë të tjerë të kuq për Lazion (në një prej tyre protagonist ishte sërish Pulisic). Episode këto që nuk harrohen nga tifozeria bardhekaltër që pushtoi profilin e Pulisic në rrjetet sociale. Kërcënime dhe sharje në adresë të amerikanit; “T’u bëfshin lekët ilaçe, duhet të vdesësh, humbe dinjitetin, njeri i vogël, lojtar skarco, apo palaço”, ishin disa nga komentet në profilin e lojtarit të Milan. Akuza dhe fjalë të turpshme për 25-vjeçarin me tifozët e Lazios që e kanë tepruar së tepërmi pavarësisht se në fund fare, Pulisic ndoqi vetëm instiktin e tij si futbollist.

sfidanti.al