Jo “Playstation” në kombëtare. Ky është vendimi që ka bërë bujë ditët e fundit në Itali ku trajneri Luciano Spalletti ua ka bërë të qartë lojtarëve të tij se gjatë Euro 2024 nuk mund ta kalojnë kohën e lirë, duke vendosur pikat mbi “i”. Të gjithë nuk duhet të udhëtojnë me “Playstation” sa herë luan kombëtarja. “Le të vijnë tek unë dhe ua caktoj unë se çfarë duhet të bëjnë natën për të kaluar orët. Nëse Kombëtarja vuan duhet përqëndrim. Celularet duhet t’i duroj por nuk mund t’i mbajnë gjithmonë në krevat. Flas për videolojërat sepse kam parë gjëra që nuk më kanë pëlqyer dhe nuk do t’i toleroj. Dua të rikthej kulturën e grumbullimeve të vjetra ku atmosfera pozitive mbizotëron në grup. Buffon do të më ndihmojë në këtë mision. Nëse konsiderohet modernitet që të luash deri në 4 të mëngjesit play station, atëherë për mua nuk është kështu. Jetojmë në një botë ku duhet punuar fort ndërsa djemtë prefeojnë të hedhin ndonjë foto me flokë ët rregulluar në Instagram. Nuk janë këto vlerat që duhet të transmetojë Italia ime. Italianët kërkojnë një kombëtare të fortë dhe të përgjegjshme. Në Europian duhet të shkojmë për të fituar në fushë dhe jo për të fituar Call of Duty”.
sfidanti.al