E ka Bërë Gianluiggi Donarouma, Yanis Antentokoumpo dhe tashmë në listë shtohet edhe Kylian Mbappe. Bëhet fjalë për favoret që marrin nga skuadrat e tyre duke aktivizuar me miqësi edhe familjarët e në këtë rast bëhet fjalë për vëllain e sulmuesit të PSG që do të nënshkuajë një kontratë prej profesionisti me Real Madrid. Presidenti Florentino Perez është detyruar të pranojë edhe kërkesën më të fundit të mamasë agjente të lojtarit francez. Sipas gazetës “Marca”, familja Mbappe i kërkoi Realit të blejë edhe vëllain Ethan, i cili dëshiron të largohet nga PSG ashtu si Kylian. Mesfushori 17-vjeçar është një lojtar i fortë fizikisht por gjithsesi nuk ka gjetur shumë hapësira në skuadrën e parë franceze. Perez nuk është menduar dy herë për të mos prishur marrëveshjen që ka më mamanë e Mbappe pasi me vështirësi arriti të plotësonte kushtet për të marrë firmën e numrit 10 që do të largohet në fundit të sezonit nga PSG me parametra zero.