Edhe ne kemi luftën tonë, por ka emër të bukur..Superligë!

Një polic duke mbajtur kokën e gjakosur në stadiumin e Kukësit , pasi tifozët u dyndën në fushë,kjo foto  është bërë emblematike. Futbolli i Superligës  nuk është më vetëm një lojë e tredhur , por mund të quhet..lufta jonë! Mamatë e futbollistëve kanë 100 arsye për të puthur djemtë e tyre para se t’i nisin në “luftën me top”, atje ku edhe vdekja nuk është më debutuese..pas rastit të “harruar plotësisht” …Duamena.

Një javë më parë plasi në shkallët e stadiumit në Korçë, këtë javë dhuna zbriti në fushën  Kukësit, ku edhe policëve iu drodhën leqet.  Shikoni pamjen që ofron foto e botuar dhe të kuptoni se lufta jonë maskohet  me emrin futboll. Dikur Ishte paqja , tani  na mbeti … lufta!

Një lojë e frikshme, e furnizuar pa limit  me dhunë nga prapaskena e zyrave ,  që ka trazuar edhe kulturat e qyteteve. Kur luhet futboll , Korça nuk është më “Parisi i vogël”,  nuk flitet më as  për kërnacka e as per serenata. Sepse loja që po lozim ka një fund që të gjithë po bëjmë sikur nuk e dimë, por është më pranë luftës se sa paqes, më pranë vdekjes se sa jetës…

Sfidanti.al