Dramë në “Asllan Rusi”, ndërron jetë i riu pasi përplasi kokën në parket

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Tiranën, ku një ish-basketbollist i ekipit Liders ka ndërruar pas një aksidenti të pësuar në ambientet e pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Dëshmitarët në vendngjarje kanë bërë me dije se adoleshenti ka ndërruar jetë në përfundim të ndeshjes teksa tentoi që të kryente një zhytje ka rënë keq në tokë duke përplasur kokën. Impakti ka qenë fatal për 16-vjeçarin. Ndërhyrja e shpejtë e fizioterapistëve të Partizanit në volejboll për meshkuj ka mundur ta mbajë në jetë derisa ka ardhur ambulanca, e cila e ka transportuar në Spitalin e Traumës. Në shenjë solidariteti janë ndërprerë të gjitha ndeshjet e së shtunës. Mes të cilave dhe Partizani – Vllaznia meshkuj dhe femra.

sfidanti.al