Koniaspor “feston” me fitore ndeshjen e 100-të të Cikalleshit

Koniaspor mundi 2-0 ekipin e Hataiaspor falë golave të shënuar nga Yazgili (52’) dhe Ulgun (56’). Dita e ndeshjes në fjalë ishte e veçantë për Sokol Cikalleshin, i cili luajti që nga minuta e parë. Kjo ishte paraqitja e 100-të me këtë klub për sulmuesin shqiptar. Pas konfirmimit të formacioneve klubi i Koniaspor publikoi edhe një baner dedikuar Cikalleshit. Takimi jubilar zgjati 62’ për Cikalleshin, i cili i la vendin Sambusë. Me këtë fitore skuadra e Koniaspor ngjitet në vendin e tretë nga fundi në renditje ku ndodhet me pikw (28) të barabarta me Gaziantep dhe Karagumruk.

sfidanti.al