Ylli i Fiorentinës dhe Bregut të Fildishtë, Christian Kouame rikthehet në Europë i sëmurë me malarje vetëm pak ditë pasi triumfoi në Kupën e Afrikës. Ai është shtruar menjëherë në spital pasi u diagnostikua me malarje. Menjëherë pasi zbriti në Itali, ai vuri re simptomat pasi temperatura e tij nuk ishte normale. Sipas klubit tiskan, ai ëhstë shtruar menjëherë në spital dhe pasi u vërtetua infektimi me virusin, është izoluar dhe po kurohet nga një ekip i specializuar mjekësh. Nga Afrika janë kthyer me malarje edhe Moussa Diarra dhe Yves Bissouma.
sfidanti.al