Ndeshjet e javës së 24-t të Kategorisë Superiore pritet të dhurojnë përballje interesante për shkak të situatës që kanë skuadra të ndryshme në renditje. Meqë ndeshjet e Kupës u luajtën në mesjavë, sfidat e radhës të ekipeve të elitës do të luhen të ndara mes të dielës dhe të hënës. Të dielën sfidat fillojnë në orën 13:30 me Egnatian kryesuese që pret Teutën e cila lufton për mbijetesë. Paralelisht, luhet një duel direkt për mbijetesën, pasi Kukësi duhet të fitojë medoemos ndaj Erzenit për të tentuar ringjitjen larg zonës së ftohtë. Ndërkohë, sfida e tretë e të dielës sheh Skënderbeun të presë në Korçë, Partizanin, me korçarët që duan t’i afrohen përsëri katërshes së parë. Të hënën, dueli mes Tiranës dhe Laçit vë përballë dy skuadra të cilat janë tashmë jashtë kësaj katërsheje dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mbajtur gjallë ambiciet e tyre. Ndërsa sfida e fundit, ajo e orës 17:00, do të dhurojë një duel shumë të ndezur mes Dinamos dhe Vllanzisë, të cilat janë përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt në renditje.
Të dielën, 25.02
Egnatia-Teuta ora 13:30
Kukësi-Erzeni ora 13:30
Skënderbeu-Partizani ora 17:00
Të hënën, 26.02
Tirana-Laçi ora 13:30
Dinamo-Vllaznia ora 17:00
sfidanti.al