Shalken e mundi një ekip të rinjsh të Ajaksit!

Që klubi i futbollit të Ajaksit të Amsterdamit është një fabrikë që prodhon talente ose super talente, ky është një fakt që dihet prej disa dhjetëvjeçarësh. Nga akademia e këtij klubi ka dalë një numër i konsiderueshëm lojtarësh që kanë fituar tituj evropianë dhe botërorë, “Topa dhe këpucë të arta”, ndërsa fitorja e fundit, 2-0, e Ajaksit ndaj Shalkes gjermane, në kuadrin e Ligës së Evropës, tregoi edhe një herë tjetër se kjo “fabrikë” vazhdon që të prodhojë “produkte” mjaft cilësorë, se ky klub ende zotëron talente të reja që janë në gjendje të bëjnë mrekulli në fushë.

Ajaksi, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së lartpërmendur, ishte shumë më mirë sesa Shalke, ndërsa loja që zhvilluan lojtarët e tij, ishte me të vërtetë, mjaft bindëse. Një e dhënë e pazakontë në të gjithë këtë histori është fakti se Ajaksi doli në fushë me lojtarë me moshë nën 27 vjeç, ndërkohë që 9 (nëntë) prej tyre ishin nën 21 vjeç ose më pak, katër prej tyre nën 19 vjeç!

sfidanti.al