Mourinho: U shkarkova nga dikush që nuk merr vesh nga futbolli!

Jose Mourinho është rikthyer të flasë për ndarjen me Romën. “Special One” u shkarkua nga posti i trajnerit të skuadrës verdhekuqe në datën 16 janar. “Nuk do të marr pjesë në ndeshjet me eliminim direkt në kompeticionet e UEFA-s. Jo pse u eliminova në fushë, por sepse u ‘eliminova’ nga një person që nga futbolli merr vesh shumë pak. Por kështu është jeta, plot ulje-ngritje. Dhe unë po rritem pavarësisht shkarkimit të papritur dhe të padrejtë. Por do të rikthehem, me më shumë entuziazëm dhe besim, për këto duele emocionuese të UEFA-s“, thekson Mourinho. Ai do të fitojë dhe mënyra si mbërrihet te suksesi nuk i intereson. Madje as kritikat e ndryshme dhe të shumta. “Për të arritur një objektiv mund të përdorësh çdo strategji apo taktikë. Dhe unë nuk kam asnjë problem t’i përdor. Është çështje inteligjence, kështu që nuk duhet të shqetësohemi se çfarë thonë të ashtuquajturit ‘komentues’”, tha strategu portugez.

sfidanti.al