Xabi Alonson e duan klubet e mëdha

Xabi Alonso u përfol shumë për një kalim te Real Madrid në rast largimi të Ancelottit, ndërsa më pas nuk munguan thashethemet që e lidhnin atë me pasuesin e Jurgen Klopp në pankinën e Liverpool. Për të shuar kuriozitetin e të gjithëve ka menduar CEO i Leverkusen, Simon Rolfes, i cili mbetet optimist për konfirmimin e teknikut edhe për vitin e ardhshëm. “Nëse Xabi Alonso qëndron? Po, jam i sigurt për këtë. Kontrata është një gjë, fakti që ai ndihet rehat, me familjen, me veten dhe që e di se çfarë ka në klub është një gjë tjetër. Ky është një ekip i shkëlqyer dhe ka prespektivë të madhe edhe për vitin e ardhshëm” – Tha Rolfes për Sport 1. Trajneri Xabi Alonso numëron 68 ndeshje në stolin e Leverkusen, me “aspirinat” që kanë marrë mesatarisht 2.15 pikë për ndeshje. Në këtë sezon, Leverkusen po kryeson në kampionatin gjerman.

sfidanti.al