Ramadani i pabesueshëm në Serie A

Ylber Ramadani është një nga surprizat më të mëdha të futbollit italian këtë sezon. Pas transferimit nga Aberdeen, mesfushori i Kombëtares Shqiptare ka pasur një impakt të pabesueshëm me fanellën e skuadrës së Lecce-s ku po rezulton një nga më të mirët. Tashmë që ka kaluar pjesa më e madhe e sezonit, lojtari shqiptar mbetet lider në mesfushën e skuadrës puljeze që ka arritur të lejë gjurmë mes më të mirëve të Italisë. Ramadani, i pozicionuar në rolin e shkatërruesit i ka dhënë një ekujlibër të madh skuadrës së trajnerit Roberto D’Aversa, i cili nuk mund të bëjë pa shërbimet e 28-vjeçarit që pas ndalesave në Danimarkë, Hungari dhe Skoci ka arritur pjekurinë e duhur. Sot ai është një nga lojtarët më punëtorë të Serie A pasi në klasifikimin e lojtarëve që kanë vrapuar më shumë mesatarisht për ndeshje, Ramadani mban vendin e dytë. Plot 12.1 km përshkruan mesfushroi shqiptar në një ndeshje dhe në këtë klasifikim paraprihet vetëm nga LeWis Ferguson i Bologna-s ndërsa lë pas emra si Cristante, Pessina apo Freuler.

sfidanti.al