Erzeni, Alfred Deliallisi drejt shkarkimit

Erzeni nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, me shijakasit që prej 4 javësh nuk e njohin shijen e fitores në Superiore. 3 humbje dhe 1 barazimmnë kanë bërë që skuadra shijakase të ndodhet në “Play-Out” me 22 pikë pas 22 javësh. Humbja 0-4 me Dinamon ishte shumë e rëndë për t’u kapërdirë në Shijak. Drejtuesit e Erzenit pritet të shkarkojnë trajnerin Alfred Deliallisi. Të njëjtët zbulojnë gjithashtu edhe 2 kandidatët që pritet ta zëvëndësojnë. Ernest Gjoka dhe Stavri Nica janë emrat e preferuar të drejtuesve dhe njëri prej tyre do të emërohet si trajneri i ri i Erzenit. Gjoka është përfolur edhe në verë për stolin shijakas, ndërsa Nica sapo u largua nga Kukësi.

sfidanti.al