Zhegrova zgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Ligue 1

Edon Zhegrova është padyshim një nga lojtarët më në formë të momentit në Francë Ligue 1. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shkëlqeu në ndeshjen e mbrëmshme kundër Klermont, të cilën skuadra e tij e fitoi me shifrat e thella 4-0. Ai dha asist në minutën e 24-t, ndërsa në minutën e 40′ vulosi sfidën. Anësori realizoi një gol spektakolar, teksa goditja e tij nga distanca nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar. Falë kësaj performance ai ka arritur të bëhet pjesë e formacionit të javës në Francë, duke lënë pas emra të njohur si Kilian Mbape dhe Marko Asensio të PSG-së.

sfidanti.al