Spektakël i Sinan Idrizit: Duka e do ligjin, sportin, Shqipërinë…

Paska rënë në dashuri pengu me pengmarrësin dhe bota perëndimore këtë e quan “Sindromi i Stokholmit” . Sa më shumë  FSHF dhe arbitrat  turren për t’ia nxirrë jetën Flamurtarit, aq më shumë i “rritet”  dashuria shefit vlonjat, Sinan Idrizi, për  ndëshkuesit e palodhur. Edhe në ndeshjen e fundit me Elbasanin, Flamurtarit i janë shfaqur “shpirtërat e këqinj” , të cilët mirë që e ndaluan të fitonte, por i zhdukën edhe një gol…

Shefi vlonjat, Sinan Idrizi, më oratori mes armiqve të presidentit Duka,  ka bërë një koment “flirtues”, kur e pyetën nëse ka tendencë për anulimin e golit:

“ S’ka shanse. FSHF-ja është asnjanëse. Nëse ka gabime janë njerëzore. Zv.presidenti i UEFA-s ( pra presidenti Duka) është njeri që e do ligjin, sportin, zhvillimin e Shqipërisë”.  Me këtë frazë kampione për nga shpotia,kemi frikë se batuta me pulat e kotecit  zbriti në vendin e dytë…

Sfidanti.al